October 11, 2021

Braçe nga Kuvendi: Jashtë pabarazia vlon, të taksohen të pasurit e të rrëzohet sistemi i favoreve

Shpërndaje lajmin

Në Kuvend vijon seanca maratonë ndërsa prezantohet programi qeverisës i shumicës. Nga foltorja deputeti Erion Braçe kërkoi ndër të tjera që të taksohen më të pasurit dhe të rrëzohet ai që ai e cilësoi si sistemi i përjashtimeve dhe favoreve.

Braçe u shpreh për pabarazi në të ardhura dhe polarizim të thellë.

“Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë  të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike që u kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë.” /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *