Bracelona me një këmbë në Segunda Divizion, Atletiko shënon golin e ditës, Junajtid i falet penalltisë (Video)

Share

Përfundojnë dy ndeshjet që mbyllin mbrëmjen e sotme. Mançester Junajtid ka mundur minimalisht VBA. “Djajtë e Kuq” kaluan në avnatazh në minutën e 56 të takimit. Mesfushori Bruno Fernandes gjeti golin me penallti. Portugezi nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Mançester Junajtid ngjitet në vendin e 7 me 14 pikë, ndërsa VBA mban vendin e 18 me 3 pikë.

Klasikja e futbollit spanjoll mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës është mbyllur me fitoren e madrilenëve. Skuadra e Simeones shfrytëzoi mjaft mirë një kundërsulm dhe daljen e gabuar të portierit Ter Stegen, që doli tërsisht huq. Karrasko nuk gaboi nga një distancë e largët me portën e boshatisur.

Me këtë fitore, Atletiko e Madridit ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Barcelona mban vendin e 12 me 11 pikë.

The post Bracelona me një këmbë në Segunda Divizion, Atletiko shënon golin e ditës, Junajtid i falet penalltisë (Video) appeared first on Media .


Share

Komente