April 15, 2021

Brazili shënon mbi 300,000 viktima nga koronavirusi, më i godituri pas SHBA-së

Shpërndaje lajmin

Mbi 300,000 pacientë me Covid në Brazil kanë humbur jetën, duke u bërë vendi i dytë me numrin më të larta të viktimave në botë pas SHBA.

Ndërsa vendi po përpiqet të parandalojë përhapjen e Covid-19, spitalet janë në prag kolapsi.

Autoritetet bëjnë me dije se në shumë spitale po mbarojnë shtretërit e ICU dhe barnat e nevojshme për të trajtuar pacientë  që ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër presidenti Jair Bolsonaro tha se dëmi që i është bërë ekonomisë mund të sjellë kufizime dhe vështirësi në parandalimin e pandemisë.

Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Brazil sipas mjekësve vjen edhe për shkak të përhapje së varianteve të reja të cilat kanë një transmetueshmëri të shpejtë..

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *