Briken Calja, kampion dhe rekord për ditëlindje

Share

Briken Çalja tregon edhe njëherë se ka ende për të dhënë në arenën ndërkombëtare.

Peshëngritësi nga Elbasani është shpallur edhe njëherë kampion kombëtar në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes që u zhvillua në Durrës për peshën deri në 81 kg.

WhatsApp Image 2021 02 20 at 19.47.29

Çalja vendosi rekord kombëtar në stilin e shtytjes me 195 kg, ndërsa në shkëputje ngriti 158 kg. Ai konkurroi në të njëjtën peshë me Erkand Qerimaj, që pas stilit të shkëputjes, u tërhoq nga gara në shtytje për arsye shëndetësore.

Një ditë më parë, Brikeni festoi dhe 31 vjetorin dhe ky titull kampion ishte mënyra më e bukur për të shënuar ditën e tij të lindjes.


Share

Komente