Britania e Madhe vendos sanksione ndaj mediave ruse

Shpërndaje lajmin

Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër 12 qytetarëve rusë dhe subjekteve mediatike.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se janë në shënjestër “propagandistët rusë dhe mediat shtetërore që përhapin gënjeshtra dhe mashtrime për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Putin”.
Mes personave të fundit të sanksionuar janë spikeri i famshëm televiziv rus Sergey Brilev dhe kreu i Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik, Anton Anisimov.
Brilev, i cili është gjithashtu zëvendësdrejtor i mediave shtetërore Rossiya, akuzohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar se është përfshirë në mënyrë aktive në “propagandimin e dezinformatave të Kremlinit rreth pushtimit rus të Ukrainës”.
Drejtori menaxhues i kompanisë ruse të transmetimit RT, Alexey Nikolov dhe CEO i Gazprom-Media Holding Aleksandr Zharov u sanksionuan gjithashtu me ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi.
Sanksionet synojnë gjithashtu shtëpitë mediatike Rossiya Segodnya dhe pronarin e RT TV-Novosti.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Putin pranon pagesa në euro për gazin
Rreth 2 milionë fëmijë kanë ikur nga Ukraina, sipas OKB-së
Gjermania pret refugjatët ukrainas, mbi 2 mijë pritet të mbërrijnë në total
The post Britania e Madhe vendos sanksione ndaj mediave ruse first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.