Britania me fushatë në shqip për emigrantët
Problemet me emigrantët dhe kërkesat e larta për azil nga Shqipëria ka detyruar Qeverinë e Mbretësisë së Bashkuar që të nisë një fushatë reklamash për të paralajmëruar azilkërkuesit lidhur me atë se çfarë i pret kur të hyjnë në territor, transmeton albinfo.ch.
Transmetuesi britanik BBC njofton se këto reklama të cilat do të jenë në gjuhën shqipe e të cilat do të shpërndahen edhe përmes rrjeteve sociale do të paralajmërojnë azilkërkuesit se “do të përballen me ndalim dhe largim” nëse marrin udhë për në Britani.
Po ashtu, në këtë fushatë e cila nis javën tjetër, Qeveria pritet të “qartësojë rreziqet” për emigrantët që vijnë me anije të vogla.