Britania po shqyrton kufizime të reja, shkak bëhet varianti i ri i Covid në Brazil

Share

Varianti i ri i COVID-19 i zbuluar në Brazil ditët e fundit është kthyer në një shqetësim për Britaninë e Madhe. Ministrat janë mbledhur pikërisht për këtë çështje teksa Boris Johnson ka theksuar se mund të vendosen masa kufizuese duke filluar që nga dita e nesërme.

Masat mund të përfshijnë pezullimin e të gjitha udhëtimeve nga Brazili në ishull, si dhe një zgjatje të kufizimeve për shumicën e vendeve të Amerikës së Jugut.

Një vend tjetër që mund të përfshihet nga këto kufizime është edhe Portugalia, për arsye se është një vend i cili ka shumë fluturime me Brazilin.

Varianti i ri i Brazilit është zbuluar deri në Japoni, teksa vetë Britania e Madhe ka zbuluar dy variante të tjera më parë, një prej të cilave nga Afrika e Jugut.


Share

Komente