Brukseli optimist për ekonominë në Eurozonë

0
Shpërndaje lajmin

Përkundër që inflacioni mbetet i lartë, Bashkimi Evropian është optimist për zhvillimet në Eurozonë.
Sipas një parashikimi të Komisionit të BE-së, ekonomia në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë më e qëndrueshme sesa mendohej vitin e kaluar. Autoritetet e BE presin një rritje prej 1% në territorin e BE-së, sipas një vlerësimi të publikuar në Bruksel, përcjellë albinfo.ch.
Në parashikimin e dimrit, të publikuar në shkurt, Komisioni ende supozonte një rritje prej 0.8%. Autoriteti tani parashikon një rritje prej 1.1% në vendet në Eurozonë – pas 0.9% në parashikimin e dimrit.
Ekonomia evropiane dhe botërore po përballet me rreziqet që lindin nga lufta në Ukrainë, por ekonomia është treguar më e qëndrueshme sesa mendohej: çmimet dukshëm më të ulëta të energjisë kanë ndikuar edhe në uljen e kostove të kompanive, thonë autoritetet evropiane, shkruan DË.
Ekonomia evropiane është në gjendje më të mirë sesa supozohej në vjeshtë, tha Komisioneri i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentiloni.
Për vitin e ardhshëm, Komisioni parashikon një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa në dimër parashikohej rritje prej 1.6 për qind. Për zonën e euros, ajo pret një rritje prej 1.6 për qind më 2024 (më parë: 1.5 për qind).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *