BSH parashikon rritje të çmimeve deri në fund të 2022

Shpërndaje lajmin

Drejtori i politikës monetare në Banka e Shqipërisë, Erald Themeli thotë se rritja e çmimeve do të vazhdojë deri në fund të vitit 2022.
Themeli thotë se në rritjen e çmimeve ka ndikuar kriza e energjisë dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Kjo situatë ka detyruar Bankën e Shqipërisë që të rrisë normën e interesit pas 11 vitesh nga 0.5% në 1%.
“Jemi në kushtet e një pasigurie të madhe për të interpretuar situatën aktuale dhe për të bërë projeksione për të ardhmen”, tha Themeli.
Sipas tij fillimisht ishte parashikuar që rritja e çmimeve do të ishin vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit, por tani kjo do të shtrihet për gjatë gjithë vitit.
Pavarësisht rritjes së normës së interesit, Themeli tha se mbetet më i ulëti në rajon.The post BSH parashikon rritje të çmimeve deri në fund të 2022 first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.