November 29, 2021

Bullgari, fituesi i zgjedhjeve qasje të re ndaj Maqedonisë

Shpërndaje lajmin

Lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin” janë fituesit e zgjedhjeve të së dieles në Bullgari. Ata paralajmërojnë qasje të re ndaj Maqedonisë së Veriut. Një nga dy liderët e këtij kualicioni, Kirill Petkov, i cili pretendon të jetë kryeminsitri i ri bullgar, paralajmëron politikë më miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij duhet të formohen grupe pune mes dy vendeve, në të cilat duhet të përfshihen jo vetëm historian por edhe njerëz nga litura, arsimi dhe biznesi.

“Është koha e fundit të kuptojmë se nuk është normale të fluturojmë nga Vjena për të arritur në Shkup. Nuk është normale të mos kemi linjë hekurudhore, ndërsa afaristët bullgar të shesin në AUstrali e jo në Maqedoni. Duhet të fillojmë të flasim për të gjitha gjerat nga të cilat mund të kemi përfitime si fqinjë të mirë. Duhet ti themelojmë ato grupe të punës, me qëllime të qarta dhe të takohen një herë në muaj. Ne duhe të mbrojmë interesat tona nacionale dhe ata interesat e tyre, me qëllim që të dyja palët të kemi përfitim nga ajo.”, tha Kirill Petkov, lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin”.

Në bazë të rezultateve asnjëra nga partite nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë, prandaj janë të nevojshme kualicione. Lëvizjes “Ne vazhdojmë ndryshimin”, Bullgarisë Demokratike dhe Ka popull të tillë, do të ju duhet edhe partner i katërt për të formuar qeverinë. Ndërsa presidentin e ri bullgarët do ta zgjedhin në rrethin e dytë më 21 nëntor. Favorit është presidenti aktual Rumen Radev, ndërsa për kundërkanidat e ka Anastas Gerxhikov. Radev mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut duhet të bëj më shum për të drejtat e bullgarëve./ Alsat


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *