Bulqizë, arrestohet një person pasi theu dhe grabitin dyqanin

Share

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka grabitur dhe thyer në dyqan në Bulqizë. Në pranga ka rënë E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu po ashtu, siç njofton policia është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

Njoftimi i policisë:

Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare.

Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

The post Bulqizë, arrestohet një person pasi theu dhe grabitin dyqanin appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente