Bumçi zbulon si do të jetë protesta më 6 dhjetor

Shpërndaje lajmin

Politikani Aldo Bumçi ka dhënë detaje në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, datë e cila përkon me mbajtjen e Samiti të BE-Ballkani Perëndimor.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Bumçi tha se protesta do të jetë paqësore  ku do të ketë fjalime por dhe pankarta.
Ai tregoi dhe arsyet se përse po protestojnë pikërisht në një datë të tillë.
“Në protestë do të ketë fjalime dhe pankarta. Projekti i infrastrukturës përfshirë portin e Durrësit duhet të jetë në përputhje me standartet e BE. Ky projekt shkel katër nene. Po dalim në protestë për Portin e Durrësit, për pastrimin e parave, për pasaportat e arta, për Ballkanin e Hapur. Europa po vjen për Ballkanin Perëndimor dhe ne po i themi Europës, shqiptarëve dhe gjithë botës, se këtu ke një sulltan që po shkel të drejtat e njeriut dhe një popull që e ka partner”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Akil Kraja: I bëj thirrje të gjithë Diasporës në 6 dhjetor të jetë në shesh
Përplasen dy makina në hyrje të ‘Rrugës së Kombit’, plagosen tre persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *