January 14, 2022

Bundestagu gjerman tash e tutje nën udhëheqjen e një gruaje, Bärbel Bas zgjidhet kryetare

Shpërndaje lajmin

Politikania nga radhët e socialdemokratëve (SPD), Bärbel Bas, është zgjedhur në krye të Parlamentit gjerman, apo siç njihet si Bundestag.

Bas mori një shumicë të madhe në sesionin e parë të Parlamentit, sot, me 576 nga 724 ligjvënës që votuan për të.

Kryetari i Parlamentit është një nga zyrat më të rëndësishme të shtetit në Gjermani, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Ky post zakonisht mbahet nga grupi më i madh parlamentar në Bundestag, i cili pas zgjedhjeve të shtatorit tashmë i përket SPD-së.

Bas është gruaja e tretë që mban këtë post.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *