Bundestagu gjerman voton kundër vaksinimit me detyrim

Shpërndaje lajmin

Projektligji mori vetëm 296 vota pro, ndërsa kundër votuan 378 deputetë, nga 683 në total që morën pjesë në votim.
Vendimi ishte sponsorizuar nga Kancelari Olaf Scholz dhe ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Ata e kishin modifikuar duke përfshirë detyrimin vetëm për personat mbi 60 vjeç, pasi ideja fillestare për ta bërë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë ishte refuzuar edhe nga partitë e tjera brenda koalicionit qeverisës. Por pavarësisht kompromisit, sërish deputetët e Bundestagut e hodhën poshtë projektligjin, transmetpn Cnn.
Gjermania e ka përballuar relativisht mirë pandeminë, krahasuar me disa prej vendeve të tjera europiane, pasi regjistron shumë më pak vdekje për numër popullsie sesa Italia, Franca, Britania apo Suedia. Megjithatë, vendi ka ende rreth 200 mijë raste të reja çdo ditë, ndërsa numri i viktimave ditore është mesatarisht 300.
Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin e Kontrollin e Sëmundjeve, 90% e gjermanëve mbi 60 vjeç e kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *