Burg 4 shqiptarëve në Francë, furnizuan me armë zjarri terroristët e sulmit të Nisës

Shpërndaje lajmin

Drejtësia franceze ka dënuar të gjithë të pandehurit në gjyqin për sulmin terrorist të 14 korrikut 2016 në qytetin e Nisës, ku mbetën të vrarë 86 persona.
Sulmi, i përgatitur me një kamion që vërshoi mes turmës së njerëzve që po ndiqnin një spektakël fishekzjarrësh, la edhe 400 të plagosur.
Pas tre muaj proces, gjyqtarët shpallën fajtorë të 8 të pandehurit, 2 franko-tunizianë, 2 tunizianë, si dhe 4 shtetas shqiptarë të akuzuar për furnizimin me armë të terroristëve.
Dënimet variojnë nga 2 deri në 18 vjet burg dhe më të rëndat janë për dy persona që u konsideruan pjesë të një organizate terroriste.
Sulmi në Nisë 6 vjet më parë tronditi Francën dhe mbarë botën. Ai ndodhi pak muaj pas sulmeve xhihadiste në Paris.
Personi që përplasi kamionin mes njerëzve, që ishte simpatizant i Shtetit Islamik, u qëllua për vdekje nga policia.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Reagon Franca për sulmet në veri të Kosovës, dënon sulmin ndaj EULEX

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *