Burg disidentit bjellorus, gjykata e dënon me 8 vjet për nxitje të protestave

0
Shpërndaje lajmin

Një aktivist i opozitës bjelloruse, i arrestuar pasi avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të ulej në aeroportin e Minskut, është dënuar me 8 vjet burg.
Roman Protasevich u arrestua në maj të vitit 2021 për akuza të lidhura me nxitjen e protestave që përfshinë vendin pas fitores së radhës të presidentit Lukashenko.
Të mërkurën, gjykata rajonale e Minskut e shpalli atë fajtor për një seri akuzash të lidhur me punën e tij si redaktor në një organ mediatik opozitar.
Media shtetërore bjelloruse, “Belta”, bëri të ditur se aktivisti do ta shlyejë dënimin e tij në një koloni penale.
Mes akuzave për të cilat Protasevich u gjykua ishin edhe ato për organizim të protestave masive, thirrje për sanksione ndaj Bjellorusisë, drejtimin e një grupi ekstremist dhe komplot për të marrë pushtetin.
Protasevich po udhëtonte nga Greqia në Lituani në maj të dy viteve më parë, kur kontrolli i trafikut ajror në Bjellorusi devijoi kursin e fluturimit në Minsk, me argumentin se kishte një kërcënim për bombë.
Ai u zbrit me forcë nga avioni dhe u arrestua së bashku me partneren e tij, shtetasen ruse Sofia Sapega. Arrestimi shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe shtyu Bashkimin Evropian të vendoste sanksione ndaj liderit bjellorus Alexander Lukashenko.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ukraina: Njësi të ushtrisë ruse po vendosën në Bjellorusi
Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *