Burg pa afat për të arrestuarit me 400 mijë euro ekstazi

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë  5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.
Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija do të hetohen në qeli.
Ata u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.
5 personat shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.
Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.
Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.
Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.
 
LEXONI GJITHASHTU:

U kap me mbi 11 mijë doza ekstazi, njëri prej të arrestuarve pjesë e Vetëvendosjes
FOTO| Këta janë 5 të arrestuarit e kapur me 400 mijë euro ekstazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *