January 14, 2022

Burri vrau gruan me thikë, fqinjët zbulojnë motivet: Xhelozi dhe ndihma për familjen e viktimës

Shpërndaje lajmin

Fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaja jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi. Ndërsa kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares.

Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq brenda ambienteve rrethuese të kësaj fasonerie rreth orës 10.45.

51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”.

Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak.  Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda këtij muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *