Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit! Shehi: Është i vogël, për konflikte të mëdha

Share

Analisti Andi Bushati tha sot në “Open” se kryeministri Edi Rama po bën thjesht korrierin, të pëlqyerin e Mitsotaqis dhe të bindurin e Erdoganit pas vizitës në Turqi dhe më pas në Greqi.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Rama është tepër i vogël për të bërë gjëra të mëdha, dhe se këtë lëvizje po e bën vetëm për politikë personale dhe fushatë.

Bushati: Unë mendoj që ka një përpjekje të Ramës për të luajtur protagonizmin. Është e vështirë që mosmarrëveshjet që kanë Turqia dhe Greqia, që janë vende të NATO-s, dhe që mund të krijojë përplasje brenda aleancës, të mund të zgjidhen nga një vend i vogël i ri në anëtarësimin e NATO-s. Ky është rasti tipik. Dhe nëse do besoja që dikush e ka caktuar Ramën të bëjë ndërmjetësin mes palëve, nuk do thosha që Rama ka një rol protagonist. Ka shenja që Rama po bën rolin e korrierit. Rama ka bërë dy kthesa të forta, me Greqinë për marrëveshjen e detit për të prishur tryezën e bisedimeve dhe të pranojë gjykatën ndërkombëtare. Rama më parë fliste që duhet të ndryshojmë grupin e negociatave etj. E dyta, shohim një entuziazëm nga ana e Ramës që u ka bërë përshtypje dhe njerëzve që kanë qenë në krah të Ramës për çështjen e detit. Për Athinën Rama është munduar ta përkëdheli për ta bërë të pranueshëm. Rama po shkon në gjykatë si njeriu që nuk lë vend pa thënë që grekët kanë të drejtë të zgjerohen. Me Erdoganin, ka një presion të madh për të ndërruar pronësinë e gjithë shkollave të lëvizjes gyleniste, dhe kemi ekstradimin e gylenistëve kundër rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar. Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit. A është kjo një sjellje e duhur e një negociatori, po, por jo në të mirë të Shqipërisë.

Vasili: Sa të mundhsme e shihni idenë e ndërmjetësimit nga Rama?

Shehi: Nuk e quaj, negociatorët janë njerëz që vijnë nga një pushtet që i buron nga origjina e vendit. Po zihen dy të mëdhenj dhe t’i puqë një i vogël? Kjo nuk vlen. Ai shkon dhe i takon demek o bën një gjë të madhe, por nuk ia doli. Ka një vit që e bën këtë, por nuk ia doli sepse nuk është i aftë ta bëjë punën e ndërmjetësimit. Po e bën këtë para fushate, për të treguar miqësinë që ka me dy vende të mëdha. Rama ka fryrë një atmosferë në Tiranë me njerëzit e vet. Nuk e mbylli dot Merkeli do e mbylli ky i yni. Unë e gjykoj që nga kjo punë nuk do bëhet asgjë.


Share

Komente