Bushati: Shtet bandit, policia e SPAK-gënjejnë mbrojnë kriminelët e PS

0
Shpërndaje lajmin

Sipas analistit Andi Bushati zgjedhjet kur PS mori përsëri pushtetin janë sinonim i diktaturës, për aq kohë sa policia mbyll sytë përball vjedhjes së votës.
“Kriminel mund të ketë rrugësh, por kur shteti vihet në mbrojtje të kriminelit si Ardi Veliu dhe ai prokurori që e ngjitën në SPAK pasi fshehu provat ky është shtet bandit dhe të rrish të kërkosh mandat të pestë në një shtet bandit atëherë këtu ka mbaruar,” – u shpreh Bushati.
Analisti kujtoi mashtrimin e Ardi Veliut i cili tha se në vendin e krimit nuk ka pasur para dhe karta dhe rezultoi e kundërta. Në këto kushte Bushati ngriti pyetjen se pse Veliu është përsëri në polici.
“Se është një shërbëtor i partisë për të mbrojtur krimin. Kjo është e keqja dhe mandati i katërt me këta kriminel nga mbrapa është i rrezikshëm për të gjithë ne,” – tha Bushati.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Andi Bushati: Ky është autogoli më i madh i opozitës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *