Bushati: Vaksina nuk ka, Rama bën propagandë. Hila: E bën për të mbajtur popullin me gajret…

Share

Në emisionin “Open” ka patur një debat mes analistëve Andi Bushati dhe Dritan Hila, lidhur me vaksinimin e personaliteteve në Shqipëri, një nismë e kryeministrit Edi Rama, për të vaksinuar disa personazhe të njohur publikë, duke mos pritur rradhën.

Bushati deklaroi se në Shqipëri ka një numër të papërfillshëm vaksinash dhe për të mos u marrë me këtë fakt, Edi Rama e ka spostuar vëmendjen tek personalitetet, duke shpikur një praktikë të pangjashme me asnjë vend demokratik.

Ndërsa, Dritan Hila ka deklaruar se kryeministri e bën këtë për të mbajtur popullin “me gajret”.

Andi Bushati: Jo për faj të qeverisë dhe shqiptarëve, ne jemi një vend pa vaksina. 7-8 mijë doza nuk janë asgjë. U mbajt sekret kontrata dhe në fund u zbulua. Për gjashtë muaj do ketë maksimumi 40 mijë vaksina, pra diçka qesharake. Për të mbushur këtë boshllëk ka dy rrugë. Ose një sjellje e përunjur të thuhet jemi vend i varfër dhe kaq arrijmë të sigurojmë. Në Shqipëri u bë qasja tjetër, u tha do vaksinoheni se keni Ramën kryeministër. Propaganda është që ne jemi i vetmi vend, që kryeministri bredh si një infemier ambulant, nga Rinasi në stadium. Nuk ndodh në asnjë demokraci normale.

Me një grusht vaksina del në çdo television, kur këtu nuk ka vaksina. Pastaj bëhet kjo që i vë njerëzit të zihen kush e meriton vaksinën i pari. Nëse e dëgjuat Ramën, ai tha është debat që e shpikën mediat.

Ka shumë diskutime se kush i vendos ksuh janë përsonalitete. Një inxhinier që ka bërë digat apo një aktor? Kush e ka fuqinë mbi njerëzore se cilët jemi ne në raport me jetën dhe vdekjen. Prandaj vendet demokratike, nuk kanë patur këtë qasje ndaj personaliteteve të tyre. Duhet t’u themi njerëzve të vërtetën në sy, nuk kemi vaksinë. As për faj të qeverisë dhe askujt, jemi vend i vogël me brekë nëpër këmbë.

Dritan Hila: Ti je në luftë, kryeministri nuk ka çfarë bën përveçse ti mbajë më gajret. Të paktën s’kemi pse fusim ligësinë. Ka të tjerë që e kanë shtyrë këtë vend, duke dalë pa maska…

Andi Bushati: Sepse nëse bën fushatë duke thënë, shyqyr që kemi Edi Ramën dhe ata…

Dritan Hila: Ti je në një luftë dhe të duhet ta mbash popullin me optimizëm.

Andi Bushati: Atëherë bën mirë që fsheh numrin e vdekjeve, bën mirë që procedon ato vajzat që u ka vdekur babai…

Dritan Hila: Numrin e vdekjeve e fshehu dhe Gjermania se tha vetëm ata që vdesin ekskluzivisht nga Covid quhen në statistikë.


Share

Komente