September 25, 2021

Buxheti i shtetit ndryshon 3 herë, ministria e Financave: Shtohet fondi rezerve me 2 mld lekë

Shpërndaje lajmin

Nga Erblina Mile

Planifikimi jo-realist ka detyruar qeverinë që të rishikojë përsëri buxhetin e shtetit për vitin 2021.Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të ardhurat në arkën e shtetit kanë ndryshuar duke shtuar fondet për pandeminë dhe zgjedhjet.

Me anë të një akti normativ i cili është botuar në fletoren zyrtare ka pasur rritje të fondit rezervë  me 2 mld lekë   duke arritur në 7 mld lekë .Ky fond  do përdoret 6 mld për raste të paparashikuara të qeverisjes qendrore .

Ndër të tjera  qeveria ka parashikuar të  shtojë fondet për përballimin e kostos së zgjedhjeve  të 25 prillit, në masën 1 mld   lekë.

Sipas aktit normativ fillestar parashikimet janë për një rritje me 1.1 % të ardhurave. Nga 484 mld lekë të planifikuara në fillim të buxhetit të shtetit me rishikimin e fundit pritshmëritë janë rritur në 489 mld lekë  ose rreth 44 mln euro më shumë e planifikimi fillestar.

Kjo rritje e të ardhurave pritet të vij nga TVSH e cila ka pasur një performancë pozitive me të paktën 2.3% që në tre mujorin e parë.

Sipas treguesve fiskal të ministrisë së financave  të ardhurat për periudhën janar-mars ishin rreth 4.4 mld lekë më të larta se ato të vitit 2020.Kjo tregon se ekonomia po jep shenja të rigjallërimit pas pandemisë edhe pse janë vetëm muajt e parë./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *