Cakrani: Operacioni i SPAK dështim, gjetja e pasurive ishte aksidentale
Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për Euronews Albania se operacioni i fundit i SPAK ishte një dështim pasi nuk erdhi si rezultat i hetimeve por informacioneve të dhëna nga partnerët ndërkombëtar.
Sipas tij, gjetja e sasisë së madhe të parave cash të sekuestruara gjatë këtij operacioni ishte aksidentale dhe jo rrjedhojë e një hetimi të mirëfilltë.
“Produkti ishte zero, veç atyre parave, ishte një aksident që i kanë gjetur jo për shkak të investigimit, ka pasur një informacion që janë marrë se ato ishin të groposura në tokë. Kur goditen kokat, dobësohet grupet kriminale, problemi është se të gjitha paratë e këtyre grupeve kanë shkuar jashtë, në Dubai dhe vendet e BE me investime, ka dobësim por nëse këta nuk kapen dhe nuk ju sekuestrohen të gjitha pasuritë që kanë vënë, 3 mln euro për këta nuk janë asgjë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Megaoperacioni i SPAK, Dervishi: U godit selia kryesore e krimit, ndodhej në Shijak
Të shpallur në kërkim pas megaoperacionit të SPAK, kapen në Spanjë e Itali 2 persona