Caktohet data kur dhe ku do zhvillohet Superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit

Share

Superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit do zhvillohet me 20 janar 2021.

Ndeshja e madhe mes kampionit të Seria A dhe fituesit të Kupës së Italisë do zhvillohet në “Mapei Stadium”.

Napoli dhe Juventus janë takuar dy herë në Superkupën e Italisë në të kaluarën me “Bianconerët” që fituan një herë në vazhdime, derisa herën tjetër “Napolitanët” u ‘hakmerren’ duke i mposhtur në penallti.

Është hera e katër që Napoli është pjesëmarrëse në Superkupën e Italisë dhe deri me tani ka fituar dy herë në tri paraqitje.

Ndërsa, Juventus e ka fituar tetë herë dhe humbur shtatë herë në 15 paraqitje.

The post Caktohet data kur dhe ku do zhvillohet Superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente