Cassano thirrje Skriniarit: Je kapiten dhe një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, qëndro tek Inter

Shpërndaje lajmin

Milan Skriniar është tepër i rëndësishëm për klubin e Interit dhe për të gjithë tifozerinë zikaltër.
Skriniar ka qenë kohët e fundit kapiteni i Interit në ndeshjet e zhvilluara, dhe kjo gjë i ka pëlqyer shumë tifozerisë të cilët tashmë e cilësojn si kapiteni ideal i tyre. Inter i ka propozuar një rinovim kontrate, Skriniar ende nuk është përgjigjur duke lënë pezull gjithçka.
Nga ana tjetër, PSG është duke vrojtuar situatën e mbrojtësit sllovak. Duke folur zakonisht në “Bobo TV”, Antonio Cassano ka folur për negociatat e rinovimit të kontratës së Milan Skriniar me Interin.
“Interi i bëri një propozim të rëndësishëm atij për rinovim. Sipas mendimit tim, gjeja më e mirë për të do të ishte të qëndronte tek Interi. Është e vërtetë që te PSG-ja merr më shumë para, por nëse humb një sezon, ke mbaruar si lojtar. Tek Interi je kapiten dhe tashmë një nga mbrojtësit më të fortë të Evropës.
Do të më vinte keq nëse ai largohet sepse është një djalë fantastik dhe Interi është ekipi im,” është shprehur Cassano./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *