January 15, 2022

Ceferin shpjegon pse UEFA anuloi rregullin e golit në fushë kundërshtare

Shpërndaje lajmin

Rregulli i golit në futboll në fushë kundërshtare në garat e klubeve evropiane do të hiqet që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, ka konfirmuar UEFA.

Rregulli, i përdorur që nga viti 1965, favorizonte ekipin që shënonte më shumë gola jashtë fushës, në përballjet me dy takime.

Nëse numri i golave është i barabartë nga dy ekipet nga tani e tutje, atëherë ekipet do të shkojnë në kohën shtesë.

“Nuk është më e përshtatshme që një gol jashtë fushe të ketë më shumë peshë”, ka thënë Ceferin.

Komiteti i garave të klubeve të UEFA bëri propozimin në maj dhe ai tani është aprovuar nga komiteti ekzekutiv.

Kjo do të thotë se ndeshjet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Liga e Konferencës dhe Liga e Kampionëve për femra, nuk do të përdorin më këtë rregull.

“Ndikimi i rregullit tani bie ndesh me qëllimin e tij origjinal pasi, në fakt, ai i shkurajon ekipet vendase – veçanërisht në ndeshjet e para – nga sulmet, sepse ata kanë frikë se pësojnë një gol që do t’i jepte kundërshtarëve të tyre një avantazh vendimtar”.

“Ekzistojnë gjithashtu kritika për padrejtësinë, veçanërisht në kohën shtesë, për të detyruar ekipin vendas të shënojë dy herë kur skuadra vizitore ka shënuar një gol”.

“Është e drejtë të thuhet se avantazhi i shtëpisë nuk është më aq i rëndësishëm sa dikur”, ka thënë Ceferin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *