December 3, 2021

Çekia regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 nga fillimi i pandemisë

Shpërndaje lajmin

Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë paraqesin rritje për 54 për qind krahasuar me një javë më parë.

Shifra thyen edhe rekordin e mëparshëm prej 17,778 infekimesh të regjistruar në muajin janar.

Autoritetet çeke raportuan edhe për 95 viktima, të cilat e çojnë në 31,709 numrin total të të vdekurve.

Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *