“Çelësi i normalizimit”, shkencëtarët britanikë në fazën përfundimtare të testit 5-minutësh

Share

corona ilustrim zvicer locarno 2

Shkencëtarët britanikë janë në fazën përfundimtare të testit që konsiderohet çelësi i hapjes së aktiviteteve sportive, koncerteve dhe eventeve masive, pasi brenda 5 minutash mësohet nëse je i infektuar me covid ose jo.

Ky test është jo vetëm më i shpejti se ai që është prodhuar nga amerikanët dhe që përdoret gjerësisht sot, por  është edhe më i saktë se tamponi aktual që jep rezultatin brenda 30 minutave, përcjell Albinfo.ch.

Testi i prodhuar nga kompania “Avacta” është duke u testuar në fazën përfundimtare në laboratorin ushtarak dhe tejet sekret  britanik të Porton Down. Kryeministri Boris Johnson pritet ta njoftoj zyrtarisht lajmin kur t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje ku do njoftojë edhe hartën e rrugës për daljen nga pandemia.

17.5 milionë britanik janë vaksinuar deri më tani. Së fundmi, në Britani u hodh zyrtarisht edhe ideja e pasaportës së vaksinave për të mundësuar hyrjen neper pabe, restorante dhe evente të mëdha artistike në salla të mbyllura, por kjo u konsiderua si jo praktike, pasi frekuentuesit e shumtë të tyre janë të grupmoshës 18-25 vjeçare të cilët nuk konsiderohen klinikisht të rrezikuar dhe vaksinimi i tyre pritet të përfundojë në vjeshtë.

Andaj ky test super i shpejtë dhe më rezultativ se ai në qarkullim, shihet si çelësi i artë për hapjen e shoqërisë drejt një normaliteti të ngjashëm me atë të para pandemisë.

 


Share

Komente