Çelet sezoni në Teatrin e Operas dhe Baletit, “Oscar” me muzikën e filmave amerikane

Shpërndaje lajmin

Një udhëtim i jashtëzakonshëm përmes kryeveprave muzikore të kinemasë së shquar amerikane çel sezonin artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit. Orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dirigjuar nga Giovanni Pompeo dhe shoqëruar nga violinisti i Teatrit të Salernos, Ettore Pellegrino, sjell për artdashësit koncertin simfonik me krijimtarinë e ikonës së kulturës muzikore amerikane, John Williams.

“Publiku është i njohur më së miri me filmin, si “Indiana Johns”,” Superman”, “I vetëm në shtëpi “, apo “Pirati i karaibeve “por “Natë Oskarësh në Tiranë është një koncert, është një spektakël, ku muzika e filmave bëhet protagoniste, jo vetëm në kinematografi por në skenë. Tingujt e muzikës janë të ndërthurur përmes një skenografie ku shfaqen edhe skena nga filmit në të njëjtën kohë që luhet muzika nga orkestra. Muzika e filmit është cilësuar si zhanër minor. Në fakt nuk është kështu , jo vetëm fama, por edhe madhështia kompozitorëve si John Williams, e Enio Moricone, e lartësuar këtë art duke bërë që shpesh muzika të çon te filmi.”
Dirigjenti i cili ka bashkëpunuar me orkestra të famshme evropiane si” La scala” shpreh vlerësime për muzikantët tanë dhe tregon vështirësinë e përshtatjes me një repertor të ri.
“Është nder dhe kënaqësi të drejtoi orkestrën e teatrit te Operas dhe Baletit në Tiranë, për herë të parë. Një orkestër vërtetë e mrekullueshme dhe me një nivel të lartë internacional. Kanë qenë shumë të përkushtuar për të jetësuar një repertor të ri, nuk ka qenë shumë e lehtë për artistët, pasi janë mësuar më shumë me një repertor romantik, klasik, por rezultati final është i mrekullueshëm.”
Muzika e filmave fillimisht ka nisur në skena të vogla në Evropë, tashmë ky cikël është përqafuar edhe nga skenat e mëdha klasike si ajo e La scala dhe opera të tjera në europë. Kalendari artistik i muajit janar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit përmban katër koncerte simfonike. “Not’te da Oscar” është i pari për këtë vit në skenë për publikun e kryeqytetit. Me kolonat zanore të sagës “Star Wars”, “Harry Potter”, “Schindler’s List”, “Superman”, “Home Alone”, “Pirates of the Caribbean”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *