Censi 2023: 42.6% e vajzave në moshë riprodhimi nuk kanë lindur  

0
Shpërndaje lajmin

Shqipëria po tkurret dita ditës dhe një nga faktorët është rënia e lindshmërisë.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë vajza e gra të grupmoshës  15-49 vjeç, e konsideruar si mosha riprodhuese,  por 42.6 % e tyre nuk kanë lindur ende fëmijë.
Të ndara sipas grup moshave shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30 vjeç janë më të shumta në numër se ato që lindin.
Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grup-moshë 30-34 vjeç 25 % e femrave nuk lindur ndërsa 75 % kanë lindur.
Edhe në grup-moshën 45-49 vjeç janë 11 % e femrave që nuk kanë fëmijë.
Ekspertët kanë thënë më herët se emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi I personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit. Në dekadat e fundit meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë synojnë të arsimohen.
Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *