“Çerek shekulli një kryetar bashkie”, Meta nga Maliqi: Nevoja për ndryshim është ulëritëse

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar fushatën në Maliq, ku bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha kanë prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega për këtë bashki.
Meta tha se kryeashkiaku aktual i Maliqit ka qëndruar në detyrë për çerek shekulli dhe bën premtime të tilla si trenat elektrikë, por në 25 vite në pushtet nuk ka arritur të zgjidhë as problemin me ujërat e zeza.
“Ndërkohë në Maliq nevoja për ndryshim është ulëritëse. Pas 25 vitesh, një çerek shekulli keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vjet në detyrë që premton që do të vendosë një tren elektrik nga Maliqi tek pylli i fazanëve, ai që në 25 vjet nuk zgjidhi problemin e kanalizimit të ujërave të zeza, nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me njësitë administrative. Kujtoj se var xhaketën ai dhe Maliqi s’ka punë tjetër dhe e voton”, tha Meta.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *