Ceremonia për nisjen e punimeve për TK, Liçaj: Farsë, asgjë nuk do të ndërtohet

Shpërndaje lajmin

Neritan Liçaj e ka konsideruar si farsë ceremoninë që u mbajt ditën e sotme në Tiranë, aty ku pritet të nisë ndërtimi për Teatrin Kombëtar. Ai tha se teatri nuk do të ndërtohet.
Në një intervistë për Euroneës Albania ai tha se Gjykata Kushtetuese ka thënë se VKM për Teatrin është anti-kushtetues dhe se prona duhet t’i kthehet pronarit.
“E gjitha sot ishte një farsë sepse asgjë s’do të ndërtohet asgjë. Gjykata Kushtetuese ka folur, ka thënë që VKM ishte anti-kushtetuese dhe se prona t’i kthehet të zotit.
Këta nuk pyesin as për Gjykata Kushtetuese, as që janë tre padi në SPAK. Kemi të bëjmë me shkelje të rënda penale nga figura të rëna shtetërore. Aleanca dhe atëherë këtë kërkesë I bëri kryeministrit, që të krijohet Gjykata Kushtetuese dhe të vendos ajo”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Kapen 85 kg drogë në Fier, arrestohet 25-vjeçari, arratiset shoku i tij
Sekuestrohen 3.2 ton kanabis në Kosta Rika, 7 persona të arrestuar
Rama: Projekti për Teatrin Kombëtar ‘gur’ i çmuar për Tiranën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *