September 25, 2021

Certifikata e vaksinimit: Si funksionon në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Qeveria zvicerane thotë se certifikata e propozuar e vaksinës që lëshohet nga farmacitë nuk do të njihet zyrtarisht nga autoritetet – këtu ose jashtë vendit.

Çdo ditë mijëra njerëz po vaksinohen dhe ka frikë se shumë do të duhet të presin para se të marrin një certifikatë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Certifikata e qeverisë pritet të mbërrijë në 7 qershor – por nuk pritet të përdoret deri në korrik, shkruan albinfo.ch.

Çdo certifikatë që do të njihet jashtë vendit duhet të jetë aprovuar nga Zyra Federale e Shëndetësisë.

Ka paralajmërime se sfida logjistike e regjistrimit të të gjithë atyre që janë të vaksinuar do të mbingarkojnë sistemin.

Michel Matter, nënkryetar i Shoqatës Zvicerane të Mjekëve, thotë se mund të ketë deri në tre milionë njerëz që do të duan të udhëtojnë deri në fund të Qershorit – dhe të gjithë do të dëshirojnë një certifikatë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *