November 29, 2021

Ç’është aureola dhe si ta gjeni tuajën

Shpërndaje lajmin

Intepretimi për aureolat ndryshon midis praktikave dhe filozofive. Të gjithë gjërat kanë enegji dhe një mënyrë për t’i menduar aureolat është përmes “energjisë” që lë dikush. Disa njerëz ju nervozojnë – të tjerët ju qetësojnë. Kjo, në disa mënyra, mund të shihet si një reagim ndaj energjisë që ata rrezatojnë.

Çfarë janë aureolat ekzaktësisht?

“Si qenie njerëzore, ne rrezatojmë një nivel shumë të ulët të energjisë elektrike që njihet ndryshe si një fushë elektromagnetike,” thotë Christina Lonsdale.

Sistemet e lashta mjekësore besojnë se kjo energji shprehet në shtatë shtresa. Secila shtresë mendohet se lidhet me një element të ndryshëm të shëndetit tuaj fizik, mendor, shpirtëror dhe emocional. Aureola juaj “shihet” si një trup me shkëlqim që rrethon trupin fizik.

Si duket një aureolë?

Disa mendojnë se kjo varet nga mënyra se si e perceptoni. Disa e shohin përmes kamerave që përdorin sensorë dore për të kapur energjinë e subjektit që pastaj përkthehet në një ngjyrë. Të tjerë përdorin lloje të ndryshme fotografie që besohet se kapin aureolën rreth trupit fizik.

Njerëzit që nuk kanë qasje në këto pajisje speciale, mund të jenë në gjendje të ndjejnë fushat e energjisë përreth trupit të tyre. Duhet kohë dhe vëmendje për ta kuptuar. Duhet të keni aftësinë të përqendroheni, të meditoni dhe të kaloni kohë duke u përpjekur të angazhoheni me energjinë tuaj shpirtërore. Aureola juaj thuhet se ndryshon me kalimin e kohës, ndryshojnë edhe ngjyrat e saj që përfaqësojnë gjëra të ndryshme.

Çfarë nënkuptojnë ngjyrat e ndryshme?

Interpretimet ndryshojnë, por përgjithësisht thuhet:

E kuqe: me këmbë në tokë, energjikë, me vullnet të fortë

Portokalli: aventureskë, të zhytur në mendime, të vëmendshëm

E verdhë: krijues, të qetë, miqësorë

E gjelbër: shoqërorë, komunikues, të eduktuar

Blu: Intuitivë, shpirtërorë, mendimtarë

Blu e thellë në lejla: kuriozë, të lidhur shpirtërisht, të butë

Vjollcë: të mençur, intelektualë, të pavarur


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *