Çështja e Xhaçkës, Shehaj: Nëse s’i hiqet mandati, dëm për besueshmërinë e gjykatës

Shpërndaje lajmin

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, vendimi për Olta Xhaçkën është shumë i thjeshtë.
“Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese ka krijuar një precedent, ka krijuar një standard, atë që heq mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike, kështu që jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe këtij akti korruptiv,” – u shpreh Shehaj.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se nëse ministres së Punëve të Jashtme nuk i hiqet mandati i deputetes atëherë ky do të ishte një dëm shumë i madh për besueshmërinë e gjykatës.
Opozita ka argumentuar në kërkesën për Gjykatën Kushtetuese se mandati i Xhaçkës është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga komiteti i drejtuar nga kryeministri Rama.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rrëzimi i avionit në Kiev, Xhaçka: Zemrat dhe lutjet tona janë me Ukrainën
Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *