Çështja fetare në Malin e Zi po merr ngjyrim politik, thotë ministri malazez

Shpërndaje lajmin

Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave në Mal të Zi në një intervistë për Euroneës Albania u shpreh se çështja fetare po merr ngjyrim politik.
Ai tha se kanë qenë të hapur për nënshkrimin e marrëveshjes edhe me Kishën Ortodokse Malazeze.
Sipas tij Kisha Ortodokse Malazeze do të tregojë se është më e vjetër se Kisha Serbe, por kryesisht kjo përdoret për politikë ditore.
“Kjo nuk ka të bëjë me çështje fetare, por ka të bëjë me çështje politike. Unë do doja të isha gabim sikur të mendoja se ky vendim që kanë marrë është vendimi i duhur,” – u shpreh Gjeka.
Sipas tij në momentin kur janë në prag të hyrjes në Bashkimin Europian, në prag të përmbylljes së kapitullit 23-24, të afrimit me Bashkimin Europian dhe kanë derën e hapur për anëtarësimin, kjo çështje është e përshpejtuar dhe gjaknxehtë.
Qeveria malazeze po përballet me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të kryeministrit me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç, për të nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe, dy ditë më parë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Çfarë përmban marrëveshja me Kishën Serbe dhe sa rrezikon Abazovic?

Leave a Reply

Your email address will not be published.