Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse nuk hyn në BE? Spartak Ngjela tregon planin që ka thurur Amerika

Share

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë. Ai thotë se me zgjedhjen e Biden në krye të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova janë më afër bashkimit kombëtar.

Deklarata e Spartak Ngjelës:

“Çfarë do bëjë politika e presidentit Joe Biden për bashkimin kombëtar? Ka një kërkesë të shqiptarëve për të hyrë në BE. Nëse hyjmë në BE të dy shtetet shqiptare se janë në një treg, pasi është tregu i përbashkët i BE, dhe nëse rastet se nuk e pranojnë, ekspertiza amerikane thotë: O do ta pranoni në Evropë të dy shtetet ose ata do të bashkohen. Se ne nuk jemi eficentë se na kanë marr 2/3 e territorit tënd zotëri janë jashtë. Të gjitha këto janë reale se kjo është Shqipëria natyrore. Ky nuk është shtet viabël nëse Shqipëria dhe Kosova nuk janë bashkë. Ky është presioni i ekspertizës amerikane për Europën, o pranojeni në BE ose do të bashkohen. Tani me Biden për të gjitha këto që thashë jemi shumë afër tendencës për bashkimin kombëtar”, shprehet Spartak Ngjela.


Share

Komente