Çfarë duhet të bëjmë për parandalimin e hernies diskale?

Shpërndaje lajmin

Fizioterapistja Andrina Braho tregoi në Euronews Albania më shumë rreth hernies diskale.
Bëhet fjalë për një problematikë shumë të përhapur në popullatë, tregoi ajo në emisionin “Fast Check”. Hernia shprehet me prekje të diskut intevertebral, në saj të të cilit kryhet amortizimi i goditjeve mbi kolonën vertebrale.
Mbipesha, ngritja e peshave, postura jo korrekte për një kohë të gjatë apo faktorët gjenetikë janë disa nga shkaktarët.
Por çfarë mund të bëhet për të shmanhur sëmundjen?
Braho theksoi se fizioterapia është shkencë e reahbilitimit e cila me teknikat e saj inovative kryen parandalimin e përkeqësimit të hernies diskale.
Zyrtarët janë ata që preken më shumë nga kjo sëmundje duke qenë se qëndrojnë për një kohë të gjatë në pozicione të papërshtatshme.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Si të kuptojmë kur kemi probleme me tiroiden sipas mjekes

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.