Çfarë duhet të bëni nëse puthjet ose paratë ju shkaktojnë reaksione alergjike

Shpërndaje lajmin

Alergjitë ndaj polenit, disa lloje ushqimesh dhe ilaçesh janë të zakonshme, por çfarë të bëni kur nuk ju lejohet të putheni me partnerin apo të prekni paratë
Në gjuhën greke, alergji do të thotë reaktivitet i ndryshuar i organizmit, për shkak të çrregullimit të sistemit imunitar, si rezultat i të cilit organizmi njeh një materie të padëmshme nga mjedisi si një agjent të dëmshëm, transmeton Telegrafi.
Alergji ndaj puthjeve
Ndonjë fëmijë mund të fshijë faqen e tij pasi ju e puthni, por kjo nuk është një alergji ndaj puthjeve. Kjo formë alergjie është e rezervuar për çiftet e dashuruara. Madje, edhe nëse pala tjetër mban rregullisht higjienën orale dhe dentare, mund të ndodhë që pështyma të përmbajë gjurmë të një alergjeni ushqimor ose alergjen ilaçi.
Në rast se dikush ka një alergji të fortë ndaj disa ushqimeve, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën, rekomandohet që edhe partneri të heqë dorë nga këto ushqime.
Alergjik ndaj parave

Piercing-u i trupit është më shpesh shkaktari i një reaksioni alergjik. Pavarësisht se format elektronike të pagesës po përdoren gjithnjë e më shumë, ka njerëz që janë alergjikë ndaj parave.

Nikeli është një metal që gjendet në monedha, bizhuteri, çelësa dhe shumë sende të tjera që përdoren çdo ditë.
Alergjia e nikelit është një shkak i zakonshëm i dermatitit alergjik. Kjo alergji mund të zbulohet lehtësisht dhe trajtohet me një krem kortikosteroide, sipas rekomandimit të mjekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.