Çfarë është migrena e heshtur, ja si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

0
Shpërndaje lajmin

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.
Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.
Më poshte njihuni me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.
Çfarë është migrena e heshtur?
Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.
Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.
Cilët janë shkaktarët
Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:
Stresin
Ndryshimet e motit
Luhatjet hormonale
Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
Dritat e forta
Disa ushqime ose medikamente
Çrregullimet e gjumit
Mendohet se nxitësi shkakton një reaksion zinxhir në tru që bën që qelizat nervore të bëhen tepër aktive.
Simptomat
Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.
Simptoma të tjera përfshijnë:
Çrregullime të të folurit
Dobësi
Mpirje
Vertigo
Çekuilibër
Të përziera
Marramendje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.
Sa zgjat?
Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të jzgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.
Në përgjithësi, migrena e heshtur mund të ndahet në katër faza:
Faza paralajmëruese
Kjo ndodh një ose dy ditë para fillimit të një episodi sulmi dhe zakonisht përfshin simptoma të tilla si dëshirë e shtuar për ushqim, ndryshime të humorit, lodhje dhe etje e shtuar.
Aura
Kohëzgjatja e kësaj faze shpesh varion nga 5 deri në 60 minuta, ku 20 minuta është gjatësia më tipike. Por, në disa raste, mund të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë për ditë në javë.
Dhimbje koke
Kjo fazë zakonisht nuk ndodh gjatë një sulmi të heshtur, por shfaqet zakonisht me dhimbje në një pjesë specifike të kokës.
Postdrome
Kjo fazë mund të zgjasë me orë deri në ditë dhe shpesh karakterizohet nga lodhja, nervozizmi, ndryshimet e humorit etj.
Trajtimet
Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.
Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës. Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona. Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.
Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.
E nëse keni simptoma të reja ose simotomat tuaja janë përkeqësuar, mjeku juaj mund t’ju japë diagnozën dhe planin e duhur të trajtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *