Shpërndaje lajmin

Ukraina ka kohë që i bën thirrje Perëndimit që të dërgojë tanke për të ndihmuar forcat e saj të luftojnë Rusinë, dhe në krye të listës ka qenë Leopard 2.
I konsideruar si një tank kryesor beteje në të njëjtën mënyrë si Challenger 2 dhe i prezantuar për herë të parë në vitin 1979, ai ofron mbrojtje të mirë kundër raundeve të blinduara dhe armëve të drejtuara kundër tankeve.
Është raportuar se Leopard 2 është vlerësuar të jetë në gjendje të depërtojë në armaturën ballore të tankut T-72 të prodhimit sovjetik nga 2,000 metra larg dhe atë të T-62 nga më shumë se 4,000 metra të dyja janë në përdorim nga ushtria ruse në Ukrainë.
Gjermania ka rezerva të mëdha të tankeve Leopard, por dhe shumw vende tw tjera europiane i kanw.
Shumë kombe besohet se presin autorizimin nga Berlini,  i cili zotëron licencën e eksportit për të dërguar Leopardët e tyre në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU: 

Kampionia e botës në ski, Sophie Sorschag do të përfaqësojë Kosovën
Mbanin armë në lokalin në pronësi të tyre, arrestohen babë e bir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *