Çfarë ka ndodhur me 176 azilkërkuesit “e zhdukur” shqiptarë në Britani

Shpërndaje lajmin

Raportohet se dyqind fëmijë azilkërkues, të cilët ishin të vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office, janë zhdukur, ka deklaruar ministri i Brendshëm britanik. 176 janë shqiptarë, ndërsa 13 prej tyre janë nën moshën 16 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Observer raportoi se nga një hotel i Home Office në Brighton disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë objektit dhe ishin futur në makina.
Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, shumë me gomone, pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.
Janë gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues. Policia bëri të ditur se janë arrestuar dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor, pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre.Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar, është shprehur shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve.
Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *