“Çfarë kënaqësie thua, më dëmtove Hazard”, Meunier tregon zënkën me Florentino Perez

Shpërndaje lajmin

Eden Hazard është një nga lojtarët më të pafat në dy vitet e fundit. Belgu u transferua te Real Madrid, por dëmtimet e kanë frenuar të tregojë vetveten. I pari me Real Madrid erdhi më datë 26 nëntor të vitit 2019, kur Real barazonte 2-2 me PSG.

 

Hazard la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 68, pas një përplasje me bashkëkombasin Thomas Meunier, pjesë e PSG në atë kohë, tani në Dortmund. Ky i fundit kthehet pas në kohë dhe tregon zënkën me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, për shkak se ai kishte dëmtuar Hazard.

“Pas ndeshjes isha në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe takova presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. Iu afrova dhe e prezantova, duke i thënë “kënaqësi” (që u takuam). Më pas ai nisi të fliste me mua frëngjisht. Nuk e dija se fliste frëngjisht.

Më tha: Kënaqësi?! A e kupton se më dëmtove Hazard? Dhe tani thua kënaqësi! Pastaj u përgjigja se nuk ishte faji im dhe se Hazard ishte i dëmtuar, por vazhdimisht këmbëngulte se e dëmtova unë atë”, u shpreh Meunier. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *