Çfarë mendon SHBA për Luginën e Preshevës? Flet Shaip Kamberi

Shpërndaje lajmin

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë thotë se reciprociteti është një ndër masat që eleminon të gjitha problematikat mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania me Franko Egron ai u shpreh se duhet që atë që kërkon Serbia për pakicën e vet në Kosovë t’ia ofrojë pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës.
Sipas tij Serbia duhet ta tregojë shembullin e vet për trajtimin e komuniteteve pikërisht në Luginën e Preshevës.
“Çështja e Luginës së Preshevës dhe të drejtave të shqiptarëve nuk është çështje e momentit, e rastit. Është një çështje e cila është pjesë e agjendës së bashkësisë ndërkombëtare përmes ambasadave, misioneve të ndryshme që nga viti 2000. Në vizitën e fundit që patëm në Shtetet e Bashkuara ne e pamë që ata janë të ndërgjegjshëm, ata janë të vetdijshëm për pozitën e shqiptarëve,” – u shpreh Kamberi.
Deputeti tha se çështje kryesore që merr vëmendje është raporti Kosovë-Serbi duke e mënjanuar disi çështjen e Luginës së Preshevës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Qeveria e Kosovës: 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës
Mustafa: Lugina e Preshevës do mbetet pa shqiptarë, asnjë përfitim nga Open Ballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *