Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

Shpërndaje lajmin

Jeni nga ata njerëz që flini pak pak orë? Nëse është kështu, atëherë duhet të keni parasysh se mungesa e gjumit vetëm nuk është e mirë për trupin tuaj. Në fakt, nëse fle më pak se 6 orë, sipas studimeve përkatëse, jeni të ekspozuar ndaj rreziqeve për shëndetin.

Dehidrimi

Kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orë gjumi, dehidrohet gradualisht. Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidrimit të trupit. Prandaj, sigurohuni që të pini më shumë ujë gjatë ditës.

Shtimi në peshë

Mungesa kronike e gjumit rrit rrezikun e mbipeshës me 15 përqind. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.

Plakja e parakohshme

Nuk është një mit që plakeni më shpejt, nëse flini më pak. Sipas hulumtimeve përkatëse, ata që flenë disa orë kanë shenja të shtuara të plakjes së lëkurës.

Kujtesë e dobët

Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32 përqind.

Sëmundje të zemrës

Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i zhvillimit të sëmundjes së zemrës rritet në planin afatgjatë. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *