Çfarë ndodh nëse gjatë fluturimit me aeroplan vdes dikush?

Shpërndaje lajmin

Me mijëra njerëz fluturojnë çdo ditë rreth globit, por sërish pyetjet pa përgjigje janë të shumta gjatë udhëtimeve. Një grup pilotësh kanë zbardhur disa nga misteret më të mëdha të fluturimit në Newsweek,
Roli i dy pilotëve në kabinë
Zakonisht, në kabinën e një avioni janë dy pilotë, njëri kapiteni dhe tjetri ndihmës i tij, i quajtur edhe oficeri i parë. Të dy ata janë plotësisht të kualifikuar për të drejtuar avionin, por ka disa dallime mes punëve të tyre. Për t’u kualifikuar si kapiten, një pilot duket të ketë 2500 orë përvojë fluturimi, ndërsa për oficer të parë nevojiten vetëm 1500 orë. Patrick Smith, një pilot nga Bostoni, Masaçusets, i cili ka shkruar një libër për përvojat e tij, tha për Newsweek se pavarësisht ndryshimit, oficeri i parë nuk është definitivisht një “nxënës” për kapitenin. Ai theksoi se kapiteni është zyrtarisht në krye, ndërsa ndihmësi i parë zakonisht realizon të njëjtën numër uljesh dhe ngritjesh në të gjitha kushtet e motit dhe janë po aq të përfshirë në vendimmarrje gjatë një fluturimi. “Ndodh edhe që oficeri i parë të jetë edhe më i vjetër se kapiteni”, thotë Smith. Megjithatë, në të vërtetë, oficeri i parë ka disa detyra të tjera, si përgatitja e avionit dhe e kabinës përpara fluturimit, mbajtja e të dhënave të navigimit dhe ngjarjeve që ndodhin gjatë një fluturimi, të tilla si turbulencat, komunikimi me ekuipazhin e të tjera.
Çfarë ndodh nëse të dy pilotët sëmuren ose lëndohen gjatë një fluturimi? Kush do ta drejtojë avionin?
Të kesh dy pilotë në avion është jetike kur njëri prej tyre sëmuret dhe nuk është i aftë për të drejtuar avionin. Por çfarë ndodh nëse dhe kapiteni dhe oficeri i parë do të sëmureshin njëkohësisht dhe nuk do të ishin të aftë të drejtonin avionin? Tony Shen, një ish-pilot i cili tani është president i Akademisë së Aviacionit Wayman, nga Florida, shpjegoi për Newsweek se nëse diçka u ndodh të dy pilotëve, ekuipazhi i fluturimit do të kërkojë pasagjerë që kanë përvojë fluturimi. “Asnjë anëtar i ekuipazhit të kabinës nuk është trajnuar as për të kontrolluar aeroplanin dhe as për të komunikuar me kullat e kontrollit ajror”, zbulon ai. Ish-piloti Dan Bubb, nga Las Vegas, Nevada, shpjegoi se është “jashtëzakonisht e rrallë” që të ndodhë kjo, veçanërisht sepse pilotët marrin masa ekstreme për të siguruar që të dy të mos sëmuren në të njëjtën kohë. Pilotët porosisin ushqime të ndryshme për këtë arsye. Nëse sëmundja është e rëndë dhe ndodh në mes të fluturimit, pilotët do të shpallnin emergjencën dhe do të uleshin në aeroportin më të afërt. Në maj të vitit të kaluar, një pasagjer në bordin e një aeroplani të vogël privat, i cili fluturonte nga Bahamasi në Florida, u përshëndet si hero pasi ai uli me sukses avionin ndërsa kontrolli i trafikut ajror e drejtoi duke përdorur një foto të printuar të kontrolleve të kabinës.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *