Çfarë ndodhi brenda ambienteve të “Selman Stërmasit” në fundin e ndeshjes Tirana-Teuta, del video e sherrit

Share

Tirana luajti sot kundër Teutës, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të durrsakëve. Pas sfidës pati një incident ku të afërm të Stivi Frashërit u konfrontuan në ambientet e “Selman Stërmasit”.

Në një video të publikuar nga Abc Neës shihet që drejtori i Tiranës është tejet i rrituar, ndërsa nga ana tjetër Sulejman Starova mundohet ta mbajë. Ndërkohë në video shfaqen edhe disa persona të tjerë, të cilët nuk njihen në botën e futbollit, por sa u raportua pas takimit, janë familjarë të Stivi Frashërit.

Ky i fundit ka luajtur më parë me Tiranën dhe sot në radhë e durrsakëve arriti të dilte me 3 pikë. Ndoshta një fjalë më shumë në tribunë nga të pranishmit mund të ketë irrituar të afërmit e tij, që në ambientet e brendshme të stadiumit bardheblu kapen fizikisht me disa të tjerë.


Share

Komente