Çfarë ndodhi? Greqia kthen pas autobusin me punëtorët sezonalë në Kakavijë

Share

Autoritetet shëndetësore greke në pikën kufitare të Kakavijës, kanë kthyer mbrapsht një autobus me 20 punëtorë sezonalë, të cilët kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut.

Shkak ka qenë identifikimi me koronavirus i njërit prej punëtorëve sezonalë, ndonese ishte pajisur me analizë ku nxirrej negativ nga një laborator në vendin tonë.

Testi RAPID që rezultoi pozitiv bëri që 20 pasagjerët të ktheheshin pas. Një ditë më parë 40 punetorë sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavijë pasi njëri prej tyre rezultoi i infektuar me Covid-19.


Share

Komente