Çfarë ndodhi me Olta Gixharin, aktorja shpërthen papritur në lot: Nuk mbaj dot më! (VIDEO)

0
Shpërndaje lajmin

Ky mëngjes nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për aktoren Olta Gixhari! Me sa duket Olta ishte e mbushur me emocione,pas surprizës por edhe pas kritikave që mori mbrëmë në Prime, ndaj mëngjesin e sotëm shpërtheu në lot.
Olta ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi. Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”
Pasi u qetësua, Olta nisi një bisedë me Maestron, i cili po mundohej t’i jepte kurajo.

@dashi_official007 #dashi_official007 #meluizin #tirana #bbvalbania #albania #prishtina #viral #Duett #shkup #foryou #fypシ #fyp ♬ Originalton – dashi_official

“Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulisivteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.
Duke zbuluar edhe arsyen e gjendjes së saj, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë mbrëmë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.
“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

@dashi_official007 #dashi_official007 #meluizin #tirana #albania #bbvalbania #shkup #foryou #prishtina #fypシ #Duett #viral #fyp ♬ Originalton – dashi_official

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *