Çfarë ndodhi pas tërheqjes së sovjetikëve nga Afganistani?

Shpërndaje lajmin

War History Online
Përktheu: Sonila Backa-
Më 24 dhjetor 1979, Ushtria e Kuqe Sovjetike u sulmua në Afganistan, duke shënuar fillimin e Luftës Sovjeto-Afgane. Kjo luftë për shumë ishte e  njohur si “Vietnam i Rusisë”. 15,000 sovjetikë humbën jetën dhe 500,000–2 milionë civilë afganë.
Në vitin 1978, një grusht shteti i mbështetur nga sovjetikët nga Nur Mohammad Taraki kundër qeverisë së Afganistanit nuk shkoi siç ishte planifikuar. Në vitin 1979, Hafizullah Amin, një politikan afgan dhe dikush që sovjetikët nuk i besonin për të qëndruar në anën e tyre, nisi një kundër-grusht shteti dhe e largoi Tarakin nga pushteti.
Amin ekzekutoi Tarakin jo shumë kohë më pas. Me Amin në pushtet, BRSS, nën udhëheqjen e Leonid Brezhnev, pushtoi Afganistanin në dhjetor të vitit 1979 dhe vrau Amin, duke e zëvendësuar atë me Babrak Karmalin, i cili ishte besnik ndaj tyre.
Pushtimi u dënua ndërkombëtarisht dhe u mbështet vetëm nga një numër i vogël i aleatëve të BRSS.
Ata hasën në shumë rezistencë

Me trupa dhe pajisje të shumta, sovjetikët prisnin ta frenonin lehtësisht vendin, por, si SHBA në Vietnam, ata u përballën me rezistencë të ashpër nga vendasit e vendosur. Këta rebelë filluan një xhihad (një “luftë e shenjtë”) kundër qeverisë së re dhe pushtuesve të tyre. Shumë grupe të vogla vendasish nga zona të ndryshme u bashkuan për të luftuar xhihadin, dhe këta njiheshin kolektivisht si muxhahidë.
Ndërsa Lufta e Ftohtë vazhdonte ende, kombet që kundërshtonin komunizmin mbështetën financiarisht dhe fizikisht muxhahidinët, të cilët morën fonde dhe pajisje nga Britania dhe SHBA, ndër të tjera.
Muxhahedinët ishin adoptuan taktika të luftës guerile për të luftuar armiqtë e tyre. Si fillim, Ushtria e Kuqe shënoi përparime por përfundimisht, lufta u përmbys pasi sovjetikët u përpoqën të gjenin rebelët, të cilët dinin të përdornin peizazhin dhe klimën në avantazhin e tyre. Kjo vazhdoi për nëntë vite, raporton .
Përfundimisht, sovjetikët u detyruan të tërhiqen
Pas këtyre nëntë viteve të gjata dhe të vështira, ishte e qartë se sovjetikët nuk kishin asnjë mënyrë për të shkatërruar plotësisht muxhahidinët dhe për ta vënë Afganistanin nën sundimin e tyre. Ata filluan të tërhiqnin trupat e tyre në vitin 1988. Sovjetikët u tërhoqën plotësisht në vitin 1989. Lufta i kishte kushtuar BRSS shuma të mëdha parash, njerëzish dhe stabiliteti politik.
Në vitin 1991, vetëm pak vite pasi trupat e fundit ishin larguar nga Afganistani, Bashkimi Sovjetik u shemb. Shumë besojnë se Lufta Sovjeto-Afgane ishte një kontribuues i madh në kolapsin e vendit.

Rebelët morën kontrollin e vendit deri në vitin 1992. Megjithatë, kjo nuk ishte ende një fitore vendimtare, pasi shumë grupe individuale brenda muxhahedinëve filluan të luftojnë me njëri-tjetrin në një luftë civile.
Në vitin 1994, lufta civile çoi në krijimin e talebanëve famëkeq, të cilët besonin se sundimi mysliman nuk ishte vendosur siç duhet në të gjithë vendin pasi u largua qeveria komuniste.
Talebanët zotëronin shumicën e armëve dhe pajisjeve që iu dhanë rebelëve afganë nga vendet mbështetëse gjatë Luftës Sovjeto-Afgane. Ky grup i pajisur mirë filloi të mposhtte dhe të merrte kontrollin e territoreve të ndryshme anembanë vendit, raporton .
Deri në vitin 1998, 10 vite pas tërheqjes sovjetike dhe shumë kohë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, talebanët kontrollonin 90% të Afganistanit. Sundimi i tyre ishte tepër shtypës dhe preku të drejtat themelore të njeriut, duke nxitur Kombet e Bashkuara të dënonin talebanët. Pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, Osama bin Laden u fsheh, ku u strehua nga talebanët.
Talebanët injoruan presionin e madh të SHBA-së për të dorëzuar bin Ladenin, duke rezultuar në pushtimin amerikan të Afganistanit. SHBA pati sukses shumë më të madh se sovjetikët disa dekada më parë, pasi ata kishin kontrollin e vendit deri në fund të vitit 2001.
Por, ashtu si me pushtimin sovjetik, fraksionet rebele në Afganistan i rezistuan pushtimit me luftë guerile dhe i penguan SHBA-të nga duke shpallur një fitore të plotë. Pushtimi Sovjetik i Afganistanit dhe mbështetja e mëvonshme e armiqve të tyre nga vendet perëndimore dhe të Lindjes së Mesme krijoi pa dashje grupet terroriste që qeveritë ende po përpiqen të luftojnë sot.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.